drita-prishtinaSkuadra e Dritës ka shënuar fitore në duelin kundër Trepçës’89, në kuadër të javës së 7-të në Raiffeisen Superligë, që u zhvillua, të enjten, në Gjilan, me rezultat 4:2. Skuadra gjilanase, e cila në këtë ndeshje u paraqit nën drejtimin e trajnerit të ri, Milaim Zuzaku, pati një nismë të rrufeshme, duke shënuar katër gola në 45 minutat e parë. Rezultatin e zhbllokoi Shqipërim Kelmendi, në minutën e 17-të, kurse serinë e golave e vazhdoi Leutrim Pajaziti, duke shënuar tri herë në minutat 24’, 27’ dhe 32’. Ndërkohë, skuadra e Trepçës’89 në vazhdim arriti ta përmirësojë lojën e saj, por nuk arriti asgjë më shumë se sa ta ngushtojë diferencën, me golat e Kastriot Rexhës, në minutat 44’ e 54’ (nga penalltia). Pas kësaj fitoreje Drita është ngjitur në pozitën e tretë me 10 pikë, derisa po aq pikë ka edhe Trepça’89 në pozitën e katërt.