drita-feronikeli3 Skuadra e Feronikelit ka arritur të marrë një rezultat të favorshëm në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, pasi ka barazuar pa gola me Dritën, në Gjilan. Të dy ekipet kanë pasur raste të mira shënimi, por asnjëra nuk ka arritur ta çojë topin në rrjetë. Feronikeli nga minuta e 70-të luajti me një lojtar më pak, pasi Burim Qorri u përjashtua pas kartonit të dytë verdhë, por vendasit nuk arritën ta shfrytëzojnë epërsinë numerike në fushë.
Ky rezultat e favorizon skuadrën e Ramiz Krasniqit, e cila ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë para tifozëve të vet në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Sidoqoftë, edhe Drita i ruan gjasat për kualifikim, duke pasur parasysh se në radhët e veta ka shumë futbollistë cilësor.
drita-feronikeli2Ndërkohë, nesër në Kizhnicë zhvillohet ndeshja tjetër gjysmëfinale ku takohen Hajvalia dhe Llamkos Kosova.
Liga e Dytë, java e 17-të
Grupi A
Rahoveci – 18 korriku     9:0, ekipi mysafir u tërhoq
Drini – Luftëtari       4:1
Liria (M) – Rilindja e Kosovës 1:2
Minatori – Behari     0:0
Besa – Lugu i Baranit       0:0
Opoja – Artakolli     3:1
Vicianumi pushoi
 
Grupi B
Ardhmenia – Vjosa, u ndërpre tek rezultati 0:0
Kamenica – Studenti                 4:1
Kastrioti – Vitia        1:1
Besëlidhja – Tefik Çanga  0:0, mysafirët e tërhoqën ekipin
Rinia – Galaksia nuk u zhvillua (nuk udhëtoi skuadra mysafire)
Bashkimi – Kaolini (nesër)
Vllaznia pushoi
 
Superliga, Juniorët java e 19-të
Vëllaznimi – Gjilani, nuk udhëtoi skuadra mysafire
Kosova (V) – Besa   1:0
Trepça ‘89 – Ramiz Sadiku      2:2
Fushë Kosova – Llapi       3:3
Feronikeli – Drita    1:0
2 korriku – Rilindja 4:2
Prishtina – Drenica  3:1
Flamurtari pushoi