Skuadra e Dritës ka shënuar fitore në derbin e javës së 12-të në Raiffeisen Superligë, duke e mposhtur Gjilanin, me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua, të dielën, në stadiumin e qytetit në Gjilan, në një atmosferë madhështore që u krijua nga grupet e tifozëve të dyja skuadrave “Skifterat” dhe “Intelektualët”. Kësisoj, Drita iu ‘hakmor” Gjilanit për humbjen e shkaktuar në javën e parë me shifrat 0:3. Këtij spektakli të futbollit i parapriu përshëndetja nga futbolli i luajtur i futbollistit të Dritës, Ismet Ramushi, i cili gjatë karrierës ka luajtur edhe në fanellën e Gjilanit. Ai u duartrokit nga të dyja tifozeritë, derisa u përshëndet edhe nga futbollistët e të dyja skuadrave dhe gjyqtarët e sfidës. Ndeshja nisi më mirë për Dritën, e cila qysh në fillim bëri me dije se e synon fitoren. Shifrat e derbit u zhbllokuan në minutën e 13-të, kur Shillova përfitoi nga një gabim i mbrojtësit të Gjilanit, Ylber Kastrati, e qëlloi shtyllën, kurse topin e kthyer nga shtylla e çoi në rrjetë Xhevdet Shabani. Ndërkohë, golin e dytë Drita e realizoi në minutën e 55-të nga penalltia nëpërmjet Fillim Guraziut, pasi paraprakisht gjyqtari Genc Nuza tregoi në pikën e bardhë pas një ndërhyrje të mbrojtësve të Gjilanit në brendsi të zonës. Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në pozitën e 7-të, me 16 pikë, derisa Gjilani tani zë pozitën e tretë, me 21 pikë.
[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]https://www.youtube.com/watch?v=mxXKRN6SKcE[/youtube]
[youtube height=”HEIGHT” width=”WIDTH”]https://www.youtube.com/watch?v=btFr2_q8ZRM[/youtube]
Raiffeisen Superliga – Java e 12-të
E shtunë 31.10.2015
Istogu – Trepça 89 0-2
Drenica – Liria 2-0
Feronikeli – Prishtina 3-1
Llapi – Vushtrria 1-0
Hajvalia – Besa 2-0
.
E diel 01.11.2015
Gjilani – Drita 0-2
Raiffeisen Superliga: Java e 13-të zhvillohet të mërkurën 04.11.2015 – ora 14.00)
.
Liga e Parë – Java e 11-të
E shtunë 31.10.2015
Vitia – Kosova (P) 0-0
Rahoveci -Ramiz Sadiku 1-1
.
E diel 01.11.2015
Trepça – KEK-u 2-0
Dukagjini – Fushë Kosova 2-1
Luftëtari – 2 Korriku 0-0
Ferizaj – Ballkani 0-0
Flamurtari – Vëllaznimi 2-0
Behari – Vllaznia (P) 1-1
.
Liga e 2-të Grupi (A): Java e 8-të
E diel 01.11.2015
Iliria – Minatori 5-1
Dushkaja – Opoja 1-1
Lugu i Baranit – Rilindja e Kosovës 3-1
Deçani – Ratkoci 6-2
Leshani dhe Besa pushojnë
.
Liga e 2-të Grupi (B): Java e 9-të
E diel 014.11.2015
Galaksia – Bashkim (K) 0-6
Besëlidhja – Vjosa 1-2
Tefik Çanga – Bashkimi (GJ) 2-1
Rinia – 18 Korriku 4-0
Ulpiana dhe Lepenci pushojnë
.
Superliga Juniorët: Java e 10-të
E shtunë 31.10.2015
Vëllaznimi – Vushtrria 1-1
Rilindja – Drenica 2-4
.
E diel 01.11.2015
Hajvalia – Llapi 2-4
Prishtina – Flamurtari 2-1
Ramiz Sadiku – Besa 2-0
.
E hënë 02.11.2015
Istogu – Feronikeli
2 Korriku – Liria
.
E mërkurë 04.11.2015
Trepça ’89 – Drita
.
Liga e Parë Juniorët: Java e 6-të
E shtunë 31.10.2015
Gjilani – Ballkani (nuk u zhvillua )
.
E diel 01.11.2015
KEK-u – Ereniku 1-3
.
E hënë 02.11.2015
Ferizaj – Fushë Kosova
.
E mërkurë 04.11.2015
Trepça – Gjakova
.
Raiffeisenliga e Femrave: Java e 8-të
E shtunë 31.10.2015
Ulpiana – Llapi 0-6
Dukagjini – Vizioni 3-1
.
E diel 01.11.2015
Mitrovica – Intelektualet 4-1
Hajvalia -13 Qershori 3-0
Kosova (P) pushoi