3 dhjetor, 2020 – Skuadra kampione në fuqi, Drita ka realizuar fitore  në ndeshjen e mbetur të javës së parë kundër Llapit, me rezultat 1:0. Kjo ndeshje ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së Dritës në garat evropiane dhe duke pasur parasysh orarin e ngjeshur për shkak të pandemisë nuk kishte arritur të luhej deri tash. Golin e vetëm në këtë takim e shënoi kapiteni i Dritës, Ardian Limani, në minutën e 17-të, teksa llapjanët me gjithë përpjekjet e shumta dhe lojën e mirë nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në kuotën e 33 pikëve dhe tani ka vetëm dy pikë më pak se Ballkani, me të cilën skuadër do të luajë në fundjavë në kuadër të javës së 16-të.