15 korrik, 2021 – Skuadra nënkampione e Kosovës, FC Drita ka kaluar në raundin e dytë në UEFA Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër skuadrës shqiptare nga Mali i Zi, KF Deçiqi Tuz. Derisa në ndeshjen e parë gjilanasit kishin fituar 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, sonte në Podgoricë ata fituan me rezultat 1:0. Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Ardian Cuculi në minutën e 84-t. Drita në raundin e ardhshëm do të luajë kundër gjigantit holandez, Feyenoord dhe ndeshjen e parë e zhvillon më 22 korrik në stadiumin “Fadil Vokrri”.