9 korrik, 2018 – Skuadra e Dritës do ta mbajë sonte në orën 20:00 stërvitjen e fundit para ndeshjes së rrethit të parë të Ligës së Kampionëve kundër Malmos, që zhvillohet të martën në orën 20:45. Stërvitja e Dritës mbahet në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ndërkaq, skuadra e Malmos nuk do të mbajë fare stërvitje në Kosovë.