Skuadra e Dritës ka shënuar fitoren e dytë në këtë edicion të Raiffeisen Superligës. Gjilanasit, të enjten, në ndeshjen e fundit të javës së 5-të, e kanë mposhtur Besën, me rezultat 1:0. Të dyja skuadrat patën shumë mundësi të mira shënimi, duke qëlluar edhe shtyllat. Megjithatë, në fund fitores iu gëzua Drita, me golin e shënuar nga Alban Shillova, në minutën e 83-të.