Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka pranuar sot një letër urimi nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Kreu i futbollit shqiptar i shprehu presidentit Ademi urimet më vëllazërore në emër të të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, si dhe u shpreh i lumtur për progresin e Kosovës si shtet përgjatë këtyre 14 viteve.

Letra e plotë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka