18 maj, 2021 – Përfaqësuesja e Veteranëve të Kosovës sonte do të udhëtojë në Antalia, ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar të veteranëve “Masters Cup”. Në këtë aktivitet marrin pjesë 32 ekipe nga e tërë bota. Veteranët e futbollit të Kosovës do të qëndrojnë në Antalia deri më 23 maj.