2016_09_06_Kryekuvendari Veseli pret në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (1)6 shtator, 2016 – Sot në orët e vona të mbrëmjes një pjesë e drejtuesve të FFK-së në krye me kryetarin Fadil Vokrrin dhe disa futbollistë të Përfaqësueses së Kosovës janë kthyer  në Kosovë, ndërkaq në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë i ka pritur kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Kadri Veseli.  Duke uu uruar mirëseardhje kryeparlamentari Veseli tha: “ Ju përgëzoj për këtë ndeshje dhe futbolli është art dhe është diçka që nuk e kemi parë deri më tash te Kombëtarja shqiptare, ndonëse e duam të gjithë, por ju keni luajtur plotë 90 minuta dhe nuk jeni ndjerë të lodhur e të mbash një tempo si në minutën e parë si në të 90-tën vërtet  është diçka e jashtëzakonshme dhe nëse vazhdoni kështu ju do të jeni ‘Brazili i vogël’. Nëse do të kualifikoheni e unë besoj se do  të kualifikoheni u premtoj premi nga 100 mijë euro për secilin futbollist. Paraqitja e juaj ka fascionuar edhe komentatorët dhe mediat botërore. Urime gjithë djelmoshave dhe gjithë  vendit”, ka theksuar Veseli. Nga ana e tij kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, falënderoi kryetarin Veseli duke theksuar se ju na keni përkrahur edhe para pranimit edhe tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA dhe për këtë ju falënderojmë. “Ne me gjithë telashet që kemi pasur kemi bërë një paraqitje jashtëzakonisht të mirë, një paraqitje historike, që u pajtuan mikpritësi Finlanda dhe mediat botërore që lavdëruan përfaqësuesen tonë. Të mos i harrojmë edhe mërgatën tonë që gjithmonë ishin krah nesh sikur edhe në këtë ndeshje. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim që të arrijmë sukses”, ka theksuar Vokrri. Ndërkaq, futbollisti Bajram Jashanica, duke falënderuar kryeparlamentarin Veseli, tha se ishte vërtet një ndeshje e mirë dhe që për këtë ditë u sakrifikuan shumë breza. Ndërsa, portieri Flamur Neziri theksoi se falë kryetarit Vokrri, gjithë FFK-së ëndrra e jonë u bë realitet dhe brezat që vijnë do ta kenë më lehtë e më mirë. Njëjtë është shprehur edhe Granit Kolshi. Ndërsa Muharrem Sahiti, ndihmëstrajner i ekipit përfaqësues, është shprehur se është kënaqësi kur kemi mbështetje nga institucionet dhe se kryetari Veseli, vazhdimisht ka qenë në përkrahje tonë, ndërsa unë premtoj se do të punojmë shumë me zell që të arrijmë objektivat e futbollit të Kosovës. 

2016_09_06_Kryekuvendari Veseli pret në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (2) 2016_09_06_Kryekuvendari Veseli pret në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (3) 2016_09_06_Kryekuvendari Veseli pret në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (4) 2016_09_06_Kryekuvendari Veseli pret në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (5) 2016_09_06_Kryekuvendari Veseli pret në aeroport përfaqësuesen e Kosovës në futboll (6)

vokrri-veseli3 vokrri-veseli4 vokrri-veseli5 vokrri-veseli6 vokrri-veseli7 vokrri-veseli vokrri-veseli1 vokrri-veseli2