Sot më 17 nëntor në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet fituesit të Kupës së Kosovës KF ”Feronikeli” dhe skuadrës fituese të Kupës së Kosovës për klubet shqiptare të futbollit në diasporë FC”Kosova” nga Cyrihu. Ndeshja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore dhe sportive, ndërsa para ndeshjes futbollistët e të dyja skuadrave dhe pjesëmarrësit tjerë i kanë përshëndetur nënkryetari i FFK-së z. Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm z. Eroll Salihu e të cilët dhuruan flamujë dhe mirënjohje për të dyja skuadrat, sikur që edhe skuadrat ndanë për FFK-në dhe për njëra-tjetrën dhurata modeste. Vetë ndeshja pati një rrjedhë tepër korrkete me një mbizotërim të lehtë të futbollistëve nga Zvicra, ndaj edhe ndeshja në kohën e rregullt u përmbyllë me rezultat të barbartë 0:0. Pas ekezekutimit të penalltive, më të saktë u treguan futbollistët e FC”Kosova” të cilët triumfuan me rezultat 4:1. Në fund kupën skuadrës fituese ia dorëzuan zëdhënësi i FFK-së Fazli Berisha bashkë me zv.ministrin e Diasporës, Sahit Krasniqi. Po ashtu gjatë ndeshjes dhe në kohën e pushimit mes pjesëve pati një program kultoro-artistik.
Feronikeli-Kosova (Cyrih) 0:0 (1:4 me penallti)
Stadiumi “Rexhep Rexhepi” Drenas.
Shikues: 1000
Gjyqtarë: A. Tahiri, E. Baliqi, F. Abrashi dhe S. Isufi.
Shënues: M. Zeka për Feronikelin dhe E. Kabashi, J. Shala, A. Haxhija dhe V. Avdija për Kosova (Cyrih)
Feronikeli: Neziri, Doshlaku, Thaqi, Gerbeshi, Lladrovci, Peci, Maliqi, Zhdrella, Livoreka, Elshani, Hoti. Luajtën edhe: Gashi, Istogu, Qorri, Zeka, Bardhi, Demaku e Shala.
Kosova(Cyrih): Proletto, Jakupi, Limani, Lazri, Kabashi, Gashi, Joel Dakouri, Shala, Iberdemaj, Matoshi. Luajtën: Asani, M. Limani, Haxhija, Avdija, Abazi e Thaqi.