17 nëntor, 2020 – Federata e Futbollit e Anglisë e ka rikujtuar mikpritjen e ngrohtë që iu ka bërë nga populli i Kosovës një vit më parë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin 2020 që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” si dhe raportet miqësore me FFK-në. Në atë ndeshje “Tre Luanët” fituan ndaj Dardanëve me rezultat bindës, por ajo çfarë u bëri përshtypje të madhe anglezëve ishte pritja e jashtëzakonshme nga tifozët në stadium, por edhe në përgjithësi nga populli i Kosovës, gjë të cilën nuk e kishin përjetuar më parë.  “Një pritje e jashtëzakonshme. Një paraqitje e fuqishme. Një vit më parë: Një natë e madhe për Anglinë në Kosovë”, ka shkruar Federata Angleze në rrjetet sociale, duke e shpërndarë një video nga mikpritja e jashtëzakonshme e Dardanëve.