Konkurs për seminarin e trajnerëve për Licencë B të UEFA-s

Postuar nga 16 Tet 2015
By :
Comment: Off

????????????????????????????????????

Federata e Futbollit të Kosovës shpall konkurs për pranimin e kandidatëve në seminarin për trajner të futbollit për Licencë  “B” të UEFA-s, që organizohet në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të  Gjermananisë. Seminari i nivelit të programit të UEFA-s për trajner të futbollit për Licencë “B” fillon  me datë 03. 11.2015 dhe përfundon me datë 20. 11. 2015.

Kriteret e  nevojshme për aplikim për vijimin e seminarit/kursit për trajner të futbollit në nivelin e programit UEFA “B” janë:

 

  1. Kërkesë me shkrim
  2. Plotësim i aplikacionit për regjistrim
  3. Dy fotografi
  4. Certifikatë e lindjes
  5. Vertetim nga mjeku mbi gjendjen shëndetësore ( jo më të vjetër se gjashtë muaj).
  6. Dëshmi që nuk ka qenë i dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë veper penale.
  7. Dëshmi mbi arsimimin (të paktën diploma e shkollës së mesme).
  8. Dëshmi për së paku 5 vite përvojë pune si futbollist në cilëndo grupmoshë dhe kategori garash / apo të paktën dëshmi që ka udhëhequr një skuadër për një vit në cilëndo grupmoshë dhe kategori garash futbollistike në Republikën e Kosovës.
  9. Mosha minimale e kandidatit 25 vjeç.

 

Për vijimin e seminarit për Licencë ‘’B’’ të UEFA-s do të pranohen gjithsejt 25 kandidatë të cilët kanë plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme.

Afati i fundit për aplikim është me datë 26.10. 2015  deri në ora 16h.

Kostoja e pagesës për vijimin e seminarit është  470 euro.

Kandidatët vetëm pasi të kenë marrë njoftimin nga FFK-ja se janë pranuar për vijimin e seminarit duhet obligativisht të realizojnë pagesën në Raiffaisen Bank në numrin e xhirollogarisë: 1501001008428907 dhe fletëpagesen ta dorëzojnë në FFK.

Shkarkoje këtu aplikacionin për ta plotësuar!

About the Author