Darkë e përbashkët e drejtuesve të FFK-së me ata të Guinesë Ekuatoriale

Postuar nga 09 Tet 2015
By :
Comment: Off

Foto-3 (8)Federata e Futbollit e Kosovës(FFK) sonte më 9 tetor ka shtruar një darkë të përbashkët me drejtues të FF të Guinesë Ekuatoriale. Gjatë darkës kryetari FFK-së z. Fadil Vokrri i shoqëruar nga nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu bashkëbiseduan  me z. Jwenal Exjogo Owono koordinator o Përgjithshëm i Federatës së Guinesë Ekuatoriale, me z.  Salvador Nchuchuna Ndong delegat i ekipit Kombëtar i Guinesë EK dhe trajneri i përfaqësueses mysafire  Esteban Becker Churukian. Në këtë darkë kryetari Vokrri i falëndroi drejtuesit e FF të Guniesë Ekuatoriale pët këtë ndeshje dhe biseduan që të thëllohet edhe më shumë bashkëpunimi ndërmjet dy federatave, në segemnte të ndryshme dhe duke dëshmuar se loja e futbolllit është ajo që bashkon kombet ku do që janë. Ndërsa mysafirët falënderuan për mikpritje dhe janë thellësisht të befasuar për të mirë në mikpritejn që kanë hasur në Kosovë dhe sidomos mikpritja që u është bërë nga FFK-ja, duke premtuar se të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të mos mbetet vetëm një një ndeshje. Për këto ditë pamë se Kosova dhe populli i saj është tëpër miqësor sikur që pamë se këtu futbolli është shumë i dashur. Në fund u këmbyen edhe dhurata si shenjë respekti dhe miërnjohje të dyanëshme.

Foto-1 (12) Foto-2 (11)

About the Author
English