Kosova shkëlqeu kundër Guinesë Ekuatoriale

Postuar nga 10 Tet 2015
By :
Comment: Off

perfaqesuesjaekosoves10tetorPërfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore në miqësoren ndërkombëtare kundër Guinesë Ekuatoriale, me rezultat 2:0. Ndeshja u zhvillua, të shtunën, në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, nëpër mot me shi.

Futbollistët e përfaqësues tonë patën një paraqitje të shkëlqyeshme, sidomos në pjesën e parë, por numri i tifozëve nuk ishte në nivelin e dëshiruar. Kjo është fitorja e dytë e Kosovës në ndeshjet miqësore ndërkombëtare, që kur e mori lejen nga FIFA. Më herët Kosova e kishte mposhtur Omanin.

Kosova e nisi lojën me Ujkanin, Paçaradën, Ilir Berishën, Sadikun, Përdedajn, Halimin, Zejnullahun, Bunjakun, Brahimin, Bernard Berishën, Fejzullahun, ndërsa në pjesën e dytë pati zëvendësime të shumta për t’u dhënë mundësinë e aktivizimit edhe lojtarëve të tjerë.

Të përzgjedhurit e Albert Bunjakit e nisën furishëm përballjen me skuadrën afrikane. Vetëm pas dy minutave lojë vjen gëzimi i parë për Kosovën. Është Mërgim Brahimi, i cili zhbllokoi rezultatin dhe solli Kosovën në epërsi prej 1-0.

Futbollistët e përfaqësues sonë, edhe pas golit të shënuar nuk u ndalën duke e atakuar më shpesh portën e mysafirëve, madje duke kërcënuar disa herë seriozisht portën e Guienas. Në minutën e 38-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak, pasi me karton të kuq u ndëshkua Belle që si lojtar i fundit e ndali në mënyrë të palejueshme Fejzullahun, i cili po shkonte i vetëm drejt portës.

Rast të mirë për dyfishuar epërsinë e Kosovës kishin Bernard Berisha dhe Ilir Berisha, megjithatë, skuadrat shkuan në pushim me avantazhin e përfaqësues sonë prej 1-0.

Ndërkohë, edhe në pjesën e dytë të lojës, skuadra jonë ishte më mirë. Pas vetëm dy minutave lojë të pjesës së dytë, në skenë del përsëri Mërgim Brahimi, i cili shënon golin e dytë në këtë ndeshje, duke dyfishuar epërsinë e Kosovës në 2-0.

Bazuar në lojën e shfaqur, skuadra jonë ka mundur të fitojë edhe më bindshëm, sepse krijoj disa raste mjaft të mira, por më nuk kishte gola, edhe pse Fejzullahu e Halimi ishin afër golit në finish të ndeshjes.

Përfundimisht Kosova mundi Guinean Ekuatoriale, me rezultat 2-0, duke bërë një ndeshje mjaft të mirë dhe duke kënaqur tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit.

Kjo lojë ishte një test mjaft i mirë për përzgjedhësin Bunajki, i cili testojë disa nga futbollistët e ftuar për herë të parë në përfaqësuesen tonë siç ishin Mërgim Brahmi e Bernard Berisha, të cilët pa dyshim se më lojën e treguar e arsyetuan ftesën e përzgjedhësit, pasi ishin ndër më të mirët në terren.

kosova1-guinea10etor

 

tribunavipvokrriministri

 

guinea10tetor

vokrritribunavip

 

tifozet10tetor

 

kosova-guinea10etor

 

kosova-guinea1

 

 

 

About the Author
English