Bunjaki: Treguam kreativitet në lojë

Postuar nga 10 Tet 2015
By :
Comment: Off

albertbunjaki3Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, në konferencën për media pas fitores kundër Guinesë Ekuatoriale, me rezultat 2:0, e ka falënderuar kombëtaren dhe Federatën e këtij vendi afrikan, si dhe drejtuesit e FFK-së që e kanë mundësuar zhvillimin e kësaj miqësoreje. “Ka qenë shumë e rëndësishme për Përfaqësuesen e Kosovës ta shfrytëzojë këtë datë të lirë të FIFA-s për ndeshje, në mënyrë që t’i testojmë lojtarët, por edhe të kemi një mundësi për kordinimin e tyre. Parapërgatitjet i kemi bërë sa i përket analizës së Guinesë Ekuatoriale. E kemi ditur se është një kundërshtar i mirë. E kemi ditur se do të jetë vështirë për shkak të terrenit të lagur, por kjo nuk na ka penguar që të bëjmë një lojë mjaft kreative në pjesën e parë. Pastaj, në pjesën e dytë jam munduar t’i përdori sa më shumë lojtarë dhe është normale se kur kryhen shumë zëvendësime humb paksa edhe ritmi i lojës. Sidoqoftë, mendoj se loja e paraqitur në pjesën e parë është më e mira që kemi bërë në tetë ndeshjet e deritashme. Janë disa lojtarë që janë shumë interesant, të cilëve u jepet mundësia dhe mundohen ta shfrytëzojnë atë sa më mirë. Kjo ndeshje na ka shërbyer shumë në mënyrë që vjeshta të mos na shkojë pa ndeshje. Shpresoj që në nëntor të kemi edhe një ndeshje tjetër në mënyrë që të vazhdojmë me koordinimin e lojtarëve. Edhe një herë po them se jam jashtëzakonisht i kënaqur me lojën e treguar në pjesën e parë, me lojën në sulm, por edhe me disiplinën e treguar në mbrojtje”, ka theksuar Bunjaki.

About the Author
English