Kosova U19 barazoi në miqësoren e dytë me Shqipërinë

Postuar nga 16 Tet 2015
By :
Comment: Off

Kosova19-Shqiperia19-2Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka barazuar me Përfaqësuesen e Shqipërisë të kësaj grupmoshe, në miqësoren e dytë, me rezultat 2:2. Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Zeqir Ymeri” në Kukës në praninë e rreth 500 shikuesve. Për dallim nga ndeshja e parë në Prizren para dy ditësh, këtë herë ishin kuqezinjtë që e nisën më mirë lojën dhe arritën që të krijojnë epërsi prej dy golash brenda 30 minutave të parë. Shifrat i zhbllokoi Rubin Hebaj, në minutën e 21-të. Ndërkaq, nëntë minuta më vonë epërsinë e shtoi Jurgen Bardhi nga pika e bardhë, pasi më herët Nazmi Gripshi u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës.  Megjithatë, në pjesën e dytë të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit reaguan mjaft mirë dhe arritën që ta barazojnë rezultatin. Të dy golat për Kosovën i shënoi Kastriot Mehmeti, në minutat 65-të dhe 75-të.

 

Kosova U-19: B.Halimi, Statovci, Hasani , Ismajli, Rama, , Ramadanaj, Basha, Korenica, Qorraj, Nuza dhe Mehmeti. U inkuadruan në lojë edhe: Gashi, Grajçevci, Memaj, Kuçi dhe Flakron Hasani. Përzgjedhës: Ramiz Krasniqi, ndihmëstrajner Nazmi Rama.

Shqipëria U-19: Selmani,Krasniqi, Doksani,Fangaj,  Rami, Gripshi, Ndraxhi, Bardhi, Deliu, Habaj dhe Van Basten Çema. U inkuadruan në lojë edhe: Kastrati, Pula, Kici, Mara, Hyseni, Tole dhe Peqini. Përzgjedhës, Arian Bellai, ndihmës, Sulejman Demollari.

About the Author
English