Vendim i Komisionit Disiplinor

Postuar nga 17 Tet 2015
By :
Comment: Off

ffk-llogofinKomisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 16.10.2015 , shqyrtio  proceduren e inicuar disiplinore  nga ana e komesarit të garave pas përfundimit të ndeshjes  së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll – rrethi  parë  BALLKANI – DRITA  e zhvilluar në Suharekë dhe për të njetën duke iu referuar raporteve të zyrtarëve, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këtë

 

V  E  N  D  I  M

 

RAGIP  THAQI – lojtar i klubit të futbollit  “ Ballkani “ nga Suhareka me numër të librezës sportive  2261/14 dhe licencuar në Federatn e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komesarit të garave, për ndëshkim me karton të kuq ( fyerje e gjyqtarit kryesor ) në ndeshjen e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve – rrethi pare ë Ballkani – Drita e  zhvilluar në Suharekë ( raportet e zyrtarëve dhe deklarata plotësuese e lojtarit )

DENOHET

Me ndalesë loje për  3 (tri ) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 3.

 

 

KËSHILLA  JURIDIKE

 

Pala e pa kënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditëve, nga data e sjelljes së këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës datë 16.10.2015 – respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e pales së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

 

Prishtinë, 16.10.2015
Kryetari  DUKAGJIN  ZEFI  d.v.

About the Author
English