Vendimet e Komisionit Disiplinor
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 25.03.2016 (ditë e premte, ora 14,00), shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve të zyrtarëve dhe deklaratave plotësuese, konform Dispozitave të Rregullores disiplinore sjelli këto:
V E N D I M E
BYLBYL SOKOLI ; kryetrajner i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani, në procedurë të hapur disiplinore nga mbledhja e kaluar, për dhënie të deklaratave të pamatura mjeteve të informimit pas përfundimit të ndeshjes, ne duelin e çerekfinales se Digitalb Kupës së Kosovës në futboll KF LLAPI – KF GJILANI e zhvilluar në stadiumin në Merdar (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET
Me të holla në shumë prej 250 €, në bazë të Rregullores disiplinore neni 39 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 2.
MIRSAD IDRIZI; lojtar i klubit të futbollit “FERIZAJ “ nga Ferizaj, me numër të librezes sportive 10722 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 15, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit disiplinor i ndëshkuar me karton të kuq për fyerje ndaj lojtarit të ekipit rival, në ndeshjen e çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll; KF FERIZAJ – KF TREPÇA ’89, e zhvilluar në Ferizaj (raportet e zyrtarëve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET;
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 1 pika 3.
SHEND KELMENDI; lojtar i klubit të futbollit “ PRISHTINA” nga Prishtina, me numër të librezes 6399 dhe i licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër 9, ne procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit, i ndëshkuar me karton të kuq për fyerje në gjyqtarin e ndeshjes, KF DRENICA – KF PRISHTINA, e zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, java 21-të e Raiffeisen Superligës, (raportet e zyrtareve dhe deklaratat plotësuese)
DENOHET;
Me ndalesë loje për 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës në bazë të Rregullores disiplinore neni 38 paragrafi 1 pika 3.
KËSHILLA JURIDIKE
Pala e pakënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij vendimi në Buletinin Zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, date 25.03.2016, respektivisht nga data e pranimit. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.
Prishtinë, datë 25.03.2016 Kryetari; Dukagjin Zefi d.v.