Qendra për Edukimin e Trajnerëve  (QET) është themeluar me vendim të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës, e që është në harmoni të plotë më Konventen e UEFA-s për Edukimin/Trajnimin e Trajnerëve.

Qendra Për Edukimin e Trajnerëve është organ që shërben për nevojat e FFK-së dhe nuk ka cilësi të entitetit/personit juridik.

Fushëveprimtaria e QET është e bazuar në Rregulloren e Qendrës për Edukimin e Trajnerëve të miratuar nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së, në përputhje me të gjitha normativat e UEFA-s dhe legjislacionin ne fuqi përkitazi më këtë çështje.

QET si fushë profesionale të veprimit ka realizimin e mësimit/seminareve, që mundësojnë përvetësimin e profesionit të trajnerit si dhe punët që ndërlidhen me programin, kriteret, regjistrimin, dokumentacionin, organizimin e edukimit të trajnerëve si dhe çështje tjera të rëndësishme për punën e Qendrës për Edukimin e Trajnerëve.

Misioni

Misioni i Qendrës për Edukimin e Trajnerëve është edukimi, profesionalizimi dhe avancimi permanent i njohurive të trajnerëve, përkatësisht, licencimi i kuadrove të trajnerëve të futbollit si dhe lëshimi i diplomave, licencave dhe certifikatave të tjera në përputhje më nivelin e kaluar gjatë ligjëratave të organizuara nga vet Qendra, bazuar më të gjitha udhëzimet e UEFA-s lidhur më Edukimin e Trajnerëve.

Deri në pranimin e FFK-së në sistemin e unifikuar të  UEFA-s për edukimin e trajnerëve dhe nënshkrimin e Konventës së UEFA-s, Qendra për Edukimin e Trajnerëve mund të licencojë trajnerët e futbollit në bashkëpunim me ndonjërën nga Qendrat simotra, të ndonjërës nga Federatat kombëtare të vendeve anëtare te UEFA-s, nënshkruese të Konventës së UEFA-s.

Me punën e Qendrës për Edukimin e Trajnerëve udhëheq Drejtori i Qendrës. Qendra ka edhe njësi të tjera organizative në përputhje me fushëveprimtarinë e saj profesionale, bazuar në Rregulloren e Qendrës për Edukimin e Trajnerëve.

 

English