14 tetor, 2016 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniks, ka arritur një sukses historik qysh në pjesëmarrjen e parë në garat evropiane. Skuadra nga Drenasi ka kaluar në fazën “Elite Round” në “UEFA Futsal Cup”, pasi në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 2, e ka mposhtur skuadrën gjeorgjiane, Tbilisi State University, me rezultat 7:3. Për fitoren e Feniksit në këtë ndeshje shënuan Brahimi 3 gola, Mejzini 2 gola dhe Vieira dhe Alibegu nga 1 gola. Kësisoj, Feniksi siguroi pozitën e dytë me gjashtë pikë, për t’u kualifikuar në fazën elitare, ku do të marrin pjesë 16 ekipet më të mira të Evropës në futsall. Paraqitjet e Feniksit si në garat evropiane dëshmojnë se futsalli kosovar është në nivel shumë të mirë dhe premtues për suksese tjera në të ardhmen.