5 korrik, 2018 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniks, ka mësuar kundërshtarët për ndeshjet e rrethit “Main Round” në Ligën e Kampionëve. Feniksi do të garojë në grupin e katërt, ndeshjet e të cilit grup do të luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, prej 2 deri më 7 tetor. Në këtë grup do të jenë skuadra bjelloruse, Lida, ajo kazake, Kairat Almaty dhe ajo portugeze, Sporting. Tri skuadrat e këtij grupi do të kalojnë në “Elite Round”. Ndërkohë, shorti për “Elite Round” do të tërhiqet më 14 tetor, derisa ndeshjet e kësaj faze do të zhvillohen prej 13 deri më 18 nëntor.