2016101219151439964612 tetor, 2016 – Skuadra kampione e Kosovës në futsall, Feniksi, ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të Grupit 2 në kuadër të fazës së dytë të “UEFA Futsal Cup”. Ka qenë skuadra kampione e Azerbajxhanit, Arazi, që ka arritur të mposht skuadrën nga Drenasi, pas një lojë shumë të fortë dhe të barabartë, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj ndeshje e ka shënuar Khatai Baghirov, në minutën e 11-të. Tani në Grupin 2 kryeson Arazi me gjashtë pikë, ndërsa Feniksi ka tri pikë. Dy ekipet tjera të Grupit Zelezarec dhe Tbilisi State University, që janë pa pikë, luajnë më vonë. Në xhiron e tretë të kësaj faze, Feniksi takohet me ekipin Tbilisi të premten dhe në rast fitoreje e siguron kalimin në fazën “Elite Round”, ku do të marrin pjesë 16 ekipet më të mira të Evropës, të cilat ndahen në katër grupe.