Skuadra e Feronikelit iu ka gëzuar fitores së tretë në këtë edicion në Raiffeisen Superligë. Kampionët në fuqi arkëtuan tri pikë si mysafirë në Prizren, në duel me Lirinë, me rezultat 3:2. Djelmoshat e drejtuar nga Gani Sejdiu ishin dy herë në disavantazh, por në të dyja rastet arritën të kthehen shpejtë. Gjithsesi, më i merituar për fitoren e skuadrës nga Drenasi ishte Mentor Zhdrella, i cili shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë. Prizrenasit kaluan në epërsi në minutën e 28-të, kur Liridon Fetahaj mori një top nga Gjeraj dhe me parabolë e mposhti Granit Kolshin. Mirëpo, vetëm 7 minuta më vonë Feronikeli barazoi nëpërmjet Mevlan Zekës. Liria e riktheu epërsinë në minutën e 41-të nga penalltia me golin e realizuar nga Florim Bërbatovci, i cili më herët u ndal në mënyrë të palejueshme brenda zonës nga Astrit Thaçi. Megjithatë, në pjesën e dytë Feronikeli ishte këmbëngulës për të ndryshuar rezultatin dhe këtë ia arriti duke iu falënderuar mjeshtërisë së Mentor Zhdrellës, i cili shënoi dy gola nga gjuajtja e lirë nga një pozitë thuajse identike. Fillimisht në minutën e 60-të barazoi shifrat, kurse në nëntë minuta më vonë shënoi edhe golin e fitores. Kësisoj, Liria edhe pas javës së tretë mbetet pa e shijuar ende fitoren në Raiffeisen Superligë.
Raiffeisen Superliga: Java e 3-te
E premte 04.09.2015 Ora 17.00
Drenica – Gjilani…………………. …………1-2
E shtunë 05.09.2015; Ora 17.00
Liria – Feronikeli……………….. ……………2-3
Liga e 1-rë : Java e 2-te Ora 17.00
E shtunë 05.09.2015
KEK-u – Dukagjini………………… …………..3-0
Vitia – 2 Korriku………………… …………….1-2
Flamurtari – Luftetari………………… ………2-1
Kosova (P)- R-Sadiku…………………. …….1-0
Superliga Juniorët : Java e 2-te
E shtunë 05.09.2015
Vellaznimi – Prishtina………………… 1-1
Hajvalia -R-Sadiku………………… ….1-3