Sot janë zhvilluar pesë ndeshje tejet interesante në kuadër të javës së 22-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Feronikeli ka shënuar fitore si mysafire kundër Trepçës’89 në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 3:1. Skuadra e Afrim Tovërlanit krijoi epërsi prej dy golash qysh pas 16 minutash, me golat e Mendurim Hotit (3’) dhe Mevlan Zekës (16’). Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë për skuadrën nga Drenasi në minutën e 60-të, derisa golin e nderit për Trepçën’89 e shënoi nigeriani Rasak, në minutën e 78-të. Fitore tejet të rendësishme si mysafire ka realizuar edhe Drenica, duke e mposhtur Dritën në Gjilan, me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Granit Arifaj, në minutën e 84-t. Ndërkohë, fitores këtë javë iu gëzua edhe Prishtina, duke e mundur Gjilanin në kryeqytet, me rezultat 1:0, me golin e realizuar nga penalltia nëpërmjet Berat Hysenit. Një gol për tri pikë i mjaftoi edhe Vushtrrisë, e cila e mundi Istogun, me golin e shënuar nga Lulzim Nezirit, në minutën e 14-të. Ndërkohë, në ndeshjen Besa-Llapi kanë munguar golat, megjithëse të dyja skuadrat paraqitën një lojë shumë të mirë dhe me shumë raste.
Raiffeisen Superliga – Java e 22-të
Hajvalia – Liria 3-0
Trepça ’89 – Feronikeli 1-3
Besa -Llapi 0-0
Drita – Drenica 0-1
Vushtrria – Istogu 1-0
Prishtina – Gjilani 1-0
Liga e Parë – Java e 19-të:
Trepça – Kosova (P) 4-3
2 Korriku – Vllaznia (P) 3-1
R-Sadiku – Vëllaznimi 0-2
Rahoveci – Behari 4-2
F-Kosova – Ballkani 3-0
Luftëtari -Vitia 2-3
Dukagjini – Flamurtari 0-0
Ferizaj – KEK-u 2-0
Liga e Dyte Grupi (A) Java e 13-te
L.Baranit – Opoja 2-0
Iliria – Deçani 0-2
Minatori – Dushkaja 1-1
Besa – Leshani 2-4
Ratkoci dhe Rilindja e Kosovës pushojnë
Liga e Dytë – Grupi (B) Java 17-të
Bashkimi (K) – Kaolini 4-1
Ulpiana – 18Korriku 2-0
Besëlidhja -Rinia 2-1
Tefik Çanga – Kika 1-1
E hënë, 28.03.2016
Galaksia – Lepenci
Kastrioti, Bashkimi (GJ) dhe Vjosa pushojnë
Superliga: Juniorët Java -17-të
Drita – Vushtrria 0-1
Besa – Drenica 3-1
Liria – Llapi 3-1
2 Korriku – Feronikeli 3-0
E hënë 27.03.2016 – në orën 11:00
Trepça-89 – Rilindja
Flamurtari -Istogu
Prishtina – Vellaznimi
R-Sadiku – Hajvalia