feronikeliFeronikeli ka vazhduar paraqitjet e mira në këtë edicion të Raiffeisen Superligës. Skuadra nga Drenasi, të shtunën, në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, e ka mposhtur Trepçën’89, me rezultat 2:1. Feronikeli luajti më mirë në pjesën e parë kur krijoi epërsi prej dy golash, nëpërmjet Përparim Livorekës, i cili e çoi topin në rrjetë në minutat 24 e 29. Ndërkohë, në pjesën e dytë “minatorët” ishin më të mirë, por nuk arritën të bëjnë asgjë më tepër se sa ta shënojnë golin e ngushëllimit, në minutën e 90-të, nëpërmjet Blerand Kurtishajt. Me këtë fitore skuadra e Gani Sejdiut e ka përforcuar pozitën e dytë në renditje, me 12 pikë, një më pak se Hajvalia që kryeson renditjen.
Rezultatet
Raiffeisen Superliga
Feronikeli-Trepça’89  2:1
 
Liga e Parë
Liria-KEK-u 2:1
Ballkani-Flamurtari 0:0
Deçani-Ulpiana 2:1
Llapi-KEK-u 3:1
 
Liga e dytë – Grupi (A) (Java e 1-rë)
Drini – Minatori  2:1
 
Superliga juniorët ( Java e 3-të)
Vëllaznimi – Drita  2-2
Kosova (V) – Besa 5-1
Flamurtari – Ferizaj  1-1
2 Korriku – Llapi  2-1