gjilani-feronikeli2Sot janë zhvilluar pesë ndeshje në kuadër të javës së 30-të në Raiffeisen Superligë. Feronikeli ka shënuar fitore si mysafir kundër Gjilanit, me rezultat 1:0, duke e siguruar titullin e dytë radhazi të kampionit në elitën e futbollit kosovar. Në fakt, tri xhiro para përfundimit të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Afrim Tovërlani, ka 10 pikë më shumë se Hajvalia, e cila pësoi humbje në Pejë. Golin e fitores për Feronikelin e shënoi  Astrit Thaçi, në minutën e 44-t. Ndërkohë, Besa ka shënuar fitore në duel me Hajvalinë, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, me rezultat 3:2. Besa kaloi në epërsi me golin e Kastriot Rexhës (4’), por vetëm tre minuta më pas barazoi Azem Ahmeti. Mysafirët madje kaluan edhe në epërsi në minutën e 17-të, kur shënoi braziliani Da Luiz. Megjithatë, në pjesën e dytë pejanët shënuan dy gola tjerë nëpërmjet Miftarajt (57’) dhe Rexhës (72’), duke siguruar tri pikë të reja. Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar Prishtina si mysafire, duke e mposhtur Vushtrrinë, me shifrat 3:2, për t’iu shmangur zonës së rrezikshme. Golat për Prishtinën i shënuan Labinot Osmani (27’, 62’) dhe Kreshnik Lushtaku (65’), derisa për vushtrriasit shënuan Daut Maxhuni (78’) dhe Granit Haliti (85’).  Ndërkohë, Llapi dhe Trepça’89 kanë shënuar fitore në shtëpi. Llapi e mposhti Drenicën 3:1, ndonëse ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi me golin e Drilon Osmanit në minutën e 3-të. Golat për llapjanët i shënuan Jashari (44’), Blakqori (47’) dhe Zeneli (60’). Fitoren më bindëse këtë javë e ka realizuar Trepça’89, e cila e ka mposhtur Lirinë, me rezultat 6:0. Golat për mitrovicasit i shënuan Adeleke Akinyemi (36’, 38’, 47’), Mërgim  Pefqeli (42’), Fiton Hajdari (73’) dhe Blerand Kurtishaj (88’).
Raiffeisen Superliga – Java e 30-të
Istogu – Drita                          0-0
Gjilani – Feronikeli                   0-1
Besa – Hajvalia                       3-2
Trepça-89 – Liria                      6-0
Vushtrria – Prishtina                 2-3
Llapi – Drenica                         3-1
Liga e Parë: Java  27-të
Rahoveci – 2-Korriku                    2-0
Ferizaj – F-Kosova                   (nuk u zhvillua)
Dukagjini – R-Sadiku              0-2
Vitia – Vllaznia (P)                (u ndërpre në min 45, te rezultati 0-1)
Luftetari – Trepça                   1-7
Flamurtari – Ballkani               2-1
Kosova (P) – KEK-u                 1-0
Behari – Vëllaznimi                  0-6

Liga e Dytë – Grupi A – Java e 19-të

Ratkoci – Deçani                     1-1
Minatori – Iliria                        5-0
Rilindja e Kosovës – Lugu i Baranit         (u ndërpre në min 88)
Opoja – Dushkaja                    2-1
Besa, Leshani pushuan
Liga e Dytë – Grupi B – Java e 25-të
Kastrioti – Bashkimi (K)                    1-14
Galaksia – Bashkimi (Gj)                 1-2
Besëlidhja – Ulpiana                        (nuk u zhvillua)
Tefik Çanga – Vjosa                                 1-0
E hënë, 09.05.2016
Lepenci – Kaolini
18 Korriku, Kika, Rinia pushuan
Superliga Juniorët – Java 25-të
Liria – 2-Korriku                         2-1
Drenica – Rilindja                       5-2
Feronikeli – Istogu                      2-0
E hënë 09.05.2016
Besa – Ramiz Sadiku
Vushtrria – Vëllaznimi
Llapi – Hajvalia
Flamurtari – Prishtina
Trepça ’89 pushon
Liga e Parë Juniorët – Java 13-të
Gjakova – Trepça                           4-1
Ereniku – KEK-u              (nuk u zhvillua)
Fushë Kosova pushoi
E hënë 09.05.2016
Ballkani – Gjilani
Raiffesisen Superliga Femrat – Java e 14-të
Mitrovica – Hajvalia                             1-3
Kosova (P) – Ulpiana                           2-0
Vizioni – Intelektualet                          2-10
E hënë, 09.05.2016
Dukagjini – 13 Qershori