feronikeliSot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 4-t në Raiffeisen Superligë. Feronikeli ka shkaktuar befasinë më të madhe të kësaj jave duke e mposhtur Prishtinën në kryeqytet, me rezultat 1:0. Skuadra e Gani Sejdiu këtë trepikësh me vlera të mëdha e ka arritur falë golit të shënuar me kokë nga Mirlind Dërmaku, në minutën e 34-t pas harkimit të shkëlqyeshëm të Haxhi Shalës. Këtë epërsi skuadra nga Drenasi arriti ta ruajë deri në fund, ndonëse në pjesën e dytë mbeti me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Lulzim Doshlakut, duke ia shkaktuar Prishtinës humbjen e parë në këtë edicion.
Fitore realizoi edhe Drita që para tifozëve të vet e mposhti Ferizajn, me shifrat 3:0. Alban Rexhepi (19’), Florim Berisha (76’) dhe Ardian Limani (90’) u përkujdesen për fitoren e Dritës.
Ndërkohë, dy sfidat e tjera të ditës së sotme përfunduan pa fitues. Trepça’89 e Drenica e mbyllën takimin me shifrat 1:1, kurse Istogu e Vëllaznimi, me shifrat 2:2.
Trepça’89 kaloi në epërsi me golin e Ibrahim Pecit në minutën e 49-të nga penalltia, por baraspeshën në rezultat e riktheu Labinot Jetullahu, vetëm tre minuta më vonë, për t’ia siguruar një pikë të vlefshme Drenicës.
Raiffeisen Superliga
DRITA – FERIZAJ                      3-0
TREPÇA ’89 – DRENICA            1-1
ISTOGU – VËLLAZNIMI           2-2
PRISHTINA – FERONIKELI     0-1
Liga e Parë
KEK-u- DEÇANI                            4-0
ULPIANA – LIRIA                        0-0
BALLAKNI – RAHOVECI            2-1
LEPENCI – GJIILANI                   1-2
FLAMURTARI – KOSOVA (P)    2-1
RAMIZ-SADIKU – LLAPI            0-1
2 KORRIKU – DUKAGJINI          2-0
VLLAZNIA (P) – FUSHË- KOSOVA    1-1