Feronikeli e ka vazhduar serinë e rezultateve të mira në këtë edicion. Skuadra e drejtuar nga Gani Sejdiu, të shtunën, në Kizhnicë, në kuadër të javës së 12-të në Raiffeisen Superligë, e ka mposhtur Hajvalinë, me rezultat 1:0. Kjo fitore ia mundësoi skuadrës nga Drenasi që të ngjitet në pozitën e parë në renditje. Golin e fitores për Feronikelin e shënoi Elhami Berisha nga penalltia në minutën e 78-të. Ndërkohë, Prishtina nuk ka arritur të shkëpusë më shumë se një pikë si mysafire në duel me Istogun, derisa Drenica e ka shijuar fitoren para tifozëve të vet në duel me Vëllaznimin, me shifrat 2:0. Golat për ekipin e Tahir Lushtakut i kanë realizuar Taulant Dajaku, në minutën e 26-të nga penalltia dhe Ruhan Foniqi, në minutën e 64-t. Nesër zhvillohen dy ndeshjet e fundit të kësaj jave, Trepça’89 e pret Besën, derisa Ferizaj është mikpritës i Trepçës.
Raiffeisen Superliga : Java e 12-të Ora 14.00.
E premte :
Drita – Llamkos Kosova………………………………1-0
E shtunë:
Hajvalia – Feronikeli…………………………….0-1
Drenica – Vëllaznim…………………………….2-0
Istogu – Prishtina………………………………..0-0
Liga e Parë: Java e 11-të Ora 14.00.
E shtunë:
Liria – Fushë Kosova…………………..2-1
KEK-u – Rahoveci………………………0-0
Ulpiana – R-Sadiku……………………..0-2
2 Korriku – Vllaznia (P)……………….5-3
Deçani – Llapi……………………………..3-5
Liga e 2-të Grupi (B) Java e 9-të Ora 14.00
E shtunë:
Kamenica – 18-Korriku…………nuk u zhvillua.
Superliga Junioret Java 11-të
E shtunë:
Rilindja – Drenica……………………………4-2
Liga e 1-rë Juniorët Java e 7-të
E shtunë:
Trepça – Hajvalia…………………….nuk u zhvillua.
Raiffeisen Liga1 Femrat Java e 6-të
E shtunë;
13-Qershori – Kosova (P)………………….5-1
Kaçanikasja – Pushon
Vizioni – Pushon