gjilani-feronikeli2Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 16-të në Raiffeisen Superligë. Skuadra kryesuese, Feronikeli, ka barazuar 1:1 në duel me Gjilanin, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Të parët në epërsi kaluan mysafirët në minutën e 6-të, me golin e Dren Gashit, por vetëm katër minuta më vonë kampioni në fuqi barazoi shifrat në 1:1, me golin e Arbër Shalës, që në fund doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Gjilani që nga minuta e 79-të luajti me një lojtar më pak, pasi Betim Haxhimusa, u përjashtua me karton të kuq, kurse në minutën e fundit mbeti edhe pa Fidan Hasanin. Pas këtij barazimi Feronikeli mbetet në krye të tabelës më 30 pikë, tri më shumë së Llapi, ndërsa, Gjilani është i treti më 26 pikë. Në ndeshjen tjetër, Istogu ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme, duke e mundur Drenicën, në stadiumin ‘Demush Mavraj’ në Istog, me rezultat 2:1. Ishin kuqezinjtë nga Skenderaj që kaluan të parët në epërsi me golin e Taulant Dajakut në minutën e 42-të, kurse tre minuta më vonë vendasit barazuan shifrat në 1-1, me golin e Egzon Gashit. Ndërkohë, në pjesën e dytë vendasit e shënuan golin e fitores nëpërmjet Ilir Sylës në minutën e 57-të.
 
Raiffeisen Superliga: Java e 16-të
E shtunë
Feronikeli – Gjilani 1-1
Istogu – Drenica 2-1
 
Liga e 1-rë: Java e 15-të
E shtunë
Kosova (P) – Ballkani 0-1
Vitia – F-Kosova 3-1
Liga e Dytë – Java 13
Grupi B
E shtunë
Kastrioti – Ulpiana 0-14
18 Korriku – Kaolini 1-1
Superliga – Juniorët
Java 14
E shtunë
Besa – Drita 3-0
Liria – Flamurtari 3-2
Vëllaznimi – Hajvalia 0-3
Trepça ’89 – Llapi 2-1
Prishtina – Feronikeli 1-2
Ramiz Sadiku – Drenica (nuk u zhvillua)