Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 29-të në Raiffeisen Superligë. Feronikeli e ka përforcuar edhe më shumë pozitën e parë pas fitores kundër Kosovës së Vushtrrisë në Prizren. Skuadra nga Drenasi shënoi fitore me shifrat 3:1, duke u shkëputur në 5 pikë ndaj Prishtinës, e cila nuk arriti më shumë se një barazim pa gola në shtëpi kundër Trepçës’89. Golat për Feronikelin i shënuan Përparim Livoreka, Qemal Elshani dhe Egzon Gashi, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Dushlaku (autogol). Pa fitues e pa gola është mbyllur edhe ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Dritës, derisa Istogu ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Ferizajt, me rezultat 2:1.
Raiffeisen Superliga :Java e 29-te
E shtunë; 16.05 2015 Ora 16.00
Feronikeli – Kosova (V)………………3-1
Drenica – Drita. ……………………….0- 0
Istogu – Ferizaj ……………………….. 2-1
Prishtina – Trepça-89 ……………….0-0
Liga e 1-re : Java e 26-te Te gjitha Ndeshjet zhvillohen :Ora 16.00
E shtunë 16.05.2015: Ora 16.00
Llapi – Deçani…………………… ..2-0
R-Sadiku – Ulpiana ………………3-0.
F-Kosova -Liria ……………………2-1
Liga e 2-te : Grupi (B) Java e 20-te
E shtunë 16.05.2015 ora 16.00
18-Korriku – Kamenica………………..1- 3
Superliga Junioret : Java e 24-te
E shtune ora 11.00
Vellaznimi – Bardhi……………….0-2
Trepça-89 – Feronikeli……………2-0
Rilindja – Pushon
Liga e 1-re Junioret Java e 14-te
E shtunë
Hajvalia – Trepça………………3-0
Liria, Istogu , Pushojnë