1 maj, 2019 – Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e kthimit të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, ku janë përcaktuar dy skuadrat finaliste të këtij edicioni. Feronikeli dhe Trepça’89 do të luajnë për trofeun që njëherësh siguron pjesëmarrjen në garat evropiane. Feronikeli shënoi fitore edhe në ndeshjen e kthimit kundër Ballkanit, me rezultat 2:0, duke kaluar në finale me rezultat të përgjithshëm, 4:1. Ndërkohë, Trepça ’89 në ndeshjen e kthimit para tifozëve të vet pësoi humbje nga Vëllaznimi, me rezultat 0:1, por falë fitores 4:0 në Gjakovë kaloi në finale, me rezultat të përgjithshëm, 4:1.