Pamje nga takimi i mëhershëm Vokrri-Minxhozi
Fotoarkiv

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), falënderon ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z. Qemajl Minxhozi, i cili mori iniciativën për zhvillimin e ndeshjes revyale ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe Përfaqësueses së Kosovës, në konkurrencën e femrave, për nder të 8 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ndeshje kjo që u zhvillua në “Elbasan Arena” më 17 shkurt.
FFK-ja, në mënyrë të veçantë falënderon nënkryetarin e FSHF-së z. Lutfi Nurin, i cili mbështeti këtë ndeshje duke përkrahur moralisht dhe materialisht, duke bërë të mundur që bashkërisht të shënojmë këtë festë historike për Kosovën.
Po ashtu FFK-ja falënderon edhe shtabin teknik dhe futbollistet e Kombëtares shqiptare për gatishmërinë e tyre për ta bërë të mundur zhvillimin e kësaj ndeshje.