28 shtator, 2020 – Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e katërt për trajner të portierëve. Kursi do të mbahet online përmes platformës EduBreak dhe Zoom, ndërkaq pjesa e praktikës në fushë gjatë këtyre datave:

  • 22 Tetor 2020
  • 23 Tetor 2020
  • 30 Tetor 2020
  • 31 Tetor 2020

Kursi do të përfshijë këto tema:

  • Portieri në futbollin modern & aftësitë e nevojshme
  • Pozicionimi i portierit
  • Teknikat bazike të portierit
  • Referenca të veçanta për ndërtimin dhe  hapjen e lojës se sulmit
  • Si ta ushtrojmë (stërvitim) portierin në trajning ekipor
  • Shembuj të trajningut të portierëve
  • Bazat e organizimit të trajningut për portier
  • Punë praktike grupore

Kursi është i dizajnuar për trajnerë qe nuk kanë shumë eksperiencë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.

Ata që janë të interesuar ose planifikojnë të ushtrojnë punën e trajnerit të portierëve, trajnerët të cilët punojnë me të rinj ose senior.

Gjithashtu ky kurs është i planifikuar për trajnerët që kanë përfunduar  Licencën C, paraprakisht dhe i nevojitet edukim shtesë për vazhdimin e validitetit të Licencës C.

Të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij kursi, duhet të kenë aftësi të mira kompjuterike dhe të kenë lidhje stabile në internet. Pjesëmarrja është e obligueshme 100%.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë deri më 15.10.2020 në zyrat e Federatës e Futbollit e Kosovës te Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager) ose Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator):

sanijekrasniqi@ffk-kosova.com

lorikfazlija@ffk-kosova.com

Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 15. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Shkarko aplikacionin këtu