18 maj, 2021 – Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e pestë për trajner të portierëve të nivelit D. Kursi do të mbahet online përmes platformës EduBreak dhe Zoom, ndërkaq pjesa e praktikës në fushë gjatë këtyre datave:

Ligjëratat (Teoria):
• E Enjte 10 Qershor 2021 – 10:15-12:15
• E Premte 11 Qershor 2021 – 08:30-10:30
• E Enjte17 Qershor 2021 – 10:15-12:15
• E Premte 18 Qershor 2021 – 08:30-10:30

Stërvitjet dhe ushtrimet:
• E Hënë 14 Qershor 2021 – 17:00-18:30
• E Martë15 Qershor2021 – 17:00-18:30
• E Hënë 21 Qershor 2021 – 17:00-18:30
• E Martë 22 Qershor2021 – 17:00-18:30

Kursi do të përfshijë këto tema:
– Portieri në futbollin modern&aftësitë e nevojshme
– Pozicionimi i portierit
– Teknikat bazike të portierit
– Referenca të veçanta për ndërtimin dhe hapjen e lojës se sulmit
– Si ta ushtrojmë(stërvitim) portierin në stërvitje ekipore
– Shembuj të stërvitjeve të portierëve
– Bazat e organizimit të stërvitjeve për portier
– Punë praktike grupore

Kursi është i dizajnuar për trajnerë qe nuk kanë shumë eksperiencë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre. Ata që janë të interesuar ose planifikojnë të ushtrojnë punën e trajnerit të portierëve, trajnerët të cilët punojnë me të rinj ose senior.

Gjithashtu ky kurs është i planifikuar për trajnerët që kanë përfunduar paraprakisht Licencën C, dhe i nevojitet edukim shtesë për vazhdimin e validitetit të Licencës C. Të gjithë ata qëdëshirojnë të jenë pjesë e këtij kursi, duhet të kenë aftësi të mira kompjuterike dhe të kenë lidhje stabile në internet. Për këtë kurs duhet të dorëzohet vetëm formulari për aplikim. Pjesëmarrja është e obligueshme 100%.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë deri më 04.06.2021 në zyrat e Federatës e Futbollit e Kosovës te Sanije Krasniqi (FFK GrassrootsManager) [email protected] ose Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator): [email protected]

Në total numri i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 24. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Formulari për aplikim