19 maj, 2018 – Federata e Futbollit e Kosovës më 20 dhe 21 maj në Oslo të Norvegjisë do të organizojë Kampi U15. Qëllimi i këtij kampi do të jetë seleksionimi i futbollistëve të moshës U15, të lindur në vitet 2003 dhe 2004, të cilët luajnë në shtetet skandinave. Këtë vit pjesë e seleksionimeve do të jenë edhe futbollistet (femrat U17 e U19) që gjithashtu luajnë në shtetet skandinave. Gjatë këtij kampi do të punojnë trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu, Besnik Kollari dhe Kushtrim Munishi, të cilët do të testojnë futbollistët dhe futbollistet pjesëmarrëse, në mënyrë që të përzgjedhën më të mirët që në të ardhmen të jenë pjesë e kombëtares.