14 dhjetor, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare në Zvicër, po e mban kampin e radhës për talentet U-15 në Cyrih. Në këtë kamp dyditorë po marrin pjesë 33 futbollistët, me të cilët po punojnë trajnerët Gazmend Haliti, Isa Sadriu dhe Valmir Bytyqi. Ashtu sikurse edhe në kampet e mëparshme, qëllimi është identifikimi i talenteve të reja, të cilët në të ardhmen do t’i bashkohen Kombëtares U15, por edhe ekipeve tjera zinxhirë. Koordinatorë të këtij kampi janë Flamur Bunjaku dhe Armend Alidemaj në bashkëpunim me Feti Demollin nga UKSHFZ.