4 mars, 2019 – Federata e Futbollit e Kosovës e ka përgatitur platformën e veçantë për procesin e akreditimit të mediave  për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares.

Përfaqësuesit e mediave duke nisur nga sot mund t’i qasen kësaj platforme në linkun https://ffk-media.com/  ose tek linku Akreditimi i mediave në web – faqen zyrtare të FFK-së.

Procesi i akreditimit për ndeshjen miqësore Kosovë – Danimarkë dhe për ndeshjen kualifikuese për Euro 2020, Kosovë – Bullgari, do të zgjasë deri më 15 mars.

Për ndonjë paqartësi rreth këtij sistemi, ju lutemi na shkruani  në email tek  [email protected], ndërsa për pyetje tjera rreth këtij procesi ju lutem na shkruani tek [email protected]

Çdo kërkesë e plotësuar pas datës 15 mars nuk do të merret parasysh.