foto-fk-0015 tetor, 2016 – Sot para ndeshjes kualifikuese për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, Federata e Futbollit e Kosovës nënshkroi marrëveshjen për veshmbathje të ekipeve përfaqësuese me kompaninë e famshme spanjolle “Kelme”. Me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes kryetari Fadil Vokrri tha: “Është kënaqësi që sot po nënshkruajmë këtë marrëveshje me kompaninë prestigjioze Kelme, me të cilën kemi arritur marrëveshje që për dy cikle një Botëror dhe një Evropian të na pajisë me veshmbathje për të gjitha ekipet përfaqësuese e që besojë se do të jenë me fat dhe do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë dhe të sinqertë. Nga ana  e drejtori i  kompanisë “Kelme”, z. Corlos Garcia Cobaleda, u shpreh: “Jemi të kënaqur që sot po nënshkruajmë marrëveshje me FFK-në dhe me një përfaqësuese të re dhe të artë. Unë besoj se me pasionin që kanë për futbollin kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Sallihu  sukseset nuk do të mungojnë e ne do të jemi gjithmonë të gatshëm t’i ndihmojmë”.
foto-fk-3 foto-fk-1