Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin D për trajner të portierëve.
Kursi do të zgjasë 3 ditë të kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:
– 02.04-03.04.2022 (08:30-12:00)
– 04.04.2022 (09:00-12:30)
– Kursi do të përfshijë këto tema:
– Portieri në futbollin modern & aftësitë e nevojshme
– Pozicionimi i portierit
– Teknikat bazike të portierit
– Referenca të veçanta për ndërtimin dhe hapjen e lojës se sulmit
– Si ta ushtrojmë (stërvitim) portierin në trajning ekipor
– Shembuj të trajningut të portierëve
– Bazat e organizimit të trajningut për portier
– Punë praktike grupore
Kursi është i dizajnuar për trajnerë qe nuk kanë shumë eksperiencë ose dëshirojnë t’i përmirësojnë aftësitë e tyre.
Ata që janë të interesuar ose planifikojnë të ushtrojnë punën e trajnerit të portierëve, trajnerët të cilët punojnë me të rinjë ose me të rritur.
Gjithashtu ky kurs është i planifikuar për trajnerët që kanë përfunduar paraprakisht Licencën C dhe i nevojitet edukim shtesë për vazhdimin e validitetit të Licences C.
Trajnerët e interesuar janë të obliguar të plotësojnë formularin dhe një foto dhe të aplikojnë deri 01.04.2022 në zyrat e Federatës e Futbollit e Kosovës te Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager) ose Lorik Fazlija (Coaching Education Administrator):
sanijekrasniqi@ffk-kosova.com
lorikfazlija@ffk-kosova.com
Në total 24 do të jetë numri i të pranuarve në kurs. Aplikimet e mëvonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.