Federata e Futbollit e Kosovës do të organizojë Kursin e parë të Trajnerëve për Licencë – C në Regjionin e Prishtinës (UEFA C Diploma). Kursi do të zgjasë 10 ditë kalendarike dhe do të mbahet në ditët në vijim:

28-29 shtator 2019
10-11 tetor 2019
17-18 tetor 2019
25-26 tetor 2019
1-2 nëntor 2019

Kursi do të përfshijë këto tema:
– Njohja bazike e futbollit
– Stërvitje & lojë me fëmijë të moshës 5-10 vjet,
– Stërvitje për të rinj U11-U19 , etj.

Kursi është i dizajnuar për trajnerët të cilët nuk e kanë marrë deri më tani Licencën C për trajner nga ndonjë Federatë e Futbollit si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar të fillojnë me punën e trajnerit, kryesisht me fëmijë. Kursi kërkon pjesëmarrje në teori dhe praktikë, gjithashtu trajnerët duhet ta përgatisin vetveten fizikisht për këtë kurs.
Licenca C do të jetë kriter për licencat e ardhshme siç është Licenca B për trajner nga FFK.
Pagesa e kursit është 150 euro për person.

Trajnerët e interesuar janë të obliguar të aplikojnë online ose të paraqesin dokumentet e nevojshme (gjeni te bashkangjitur dokumentet) deri më 22 shtator 2019 te:
Sanije Krasniqi (FFK Grassroots Manager)
[email protected]
Lorik Fazlija (Coaching Education Adminstrator)

[email protected]

Numri total i të pranuarve në këtë kurs do të jetë 24 persona. Aplikimet e më vonshme dhe të pakompletuara nuk do të merren në konsideratë.

Kriteret bazike për Licencën C të FFK-së:
• Aplikacionet dhe formularët e regjistrimit të FFK-së të plotësuara (shiko dokumentet e bashkangjitura)
• Dy foto ( dimensionet e pasaportës)
• Çertifikata shëndetësore( jo më e vjetër se gjashtë muaj)
• Dëshmi që ai/ajo nuk është dënuar dhe nuk është nën hetime për ndonjë vepër penale
• Dëshmi mbi edukimin (së paku diploma e shkollës së mesme)
• Minimumi i moshës së kandidatit duhet të jetë 18 vjet.

Formulari për aplikim