13 maj, 2017 – Në njëvjetorin e pranimit të futbollit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, FFK-ja sot në hotel “Emerald” organizoi një pritje dhe koktej rasti. Mysafirët e shumtë ministra, përfaqësues të klubeve dhe përfaqësues tjerë nga jeta politike e sportive e Kosovës, i përshëndeti presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri. “Iu uroj të gjithëve për këtë përvjetor dhe falënderoj të gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në futbollin e Kosovës për gjatë këtyre viteve ku sakrifikuan shumë breza. Të arriturat e futbollit të Kosovës pas pranimit janë jashtëzakonisht të mëdha, por na mbetet të punojmë edhe më shumë që të arrijmë synimet e tona. Po punojmë shumë për një të ardhme sa më të mirë të futbollit të Kosovës. Sikur pa ju të gjithë që nuk do të mund ta arrinim këtë sukses, me juve bashkë do të shkojmë përpara”, ka theksuar presidenti Vokrri.