18 nëntor, 2020 – Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në shoqëri të nënkryetarit Bakir Burri, anëtarit të KE-së, Mirsad Çollaku dhe sekretarit të përgjithshëm, Eroll Salihu ka shtruar darkë për krerët e Federatës së Futbollit të Moldavisë, në prag të ndeshjes së Ligës së Kombeve. Gjatë kësaj darke të dyja palët kanë biseduar për zhvillimin e futbollit në vendet e tyre si dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit në të ardhmen, veçmas duke pasur parasysh se Moldavia si shtet ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Të dyja palët uruan njëra – tjetrën për lojë korrekte në ndeshjen e sotme, derisa në fund u shkëmbyen edhe dhurata.