f-721 tetor, 2016 – Sot drejtuesit e Federatës së Futbollit Shqiptar për Gjermani (FFSHGJ) si dhe drejtues të klubit dhe futbollistë të SC”Drita- Kosova” Konwerstheim, vizituan FFK-në ku u pritën nga nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe anëtarja e KE, znj. Vjollcë Krasniqi. Në emër të kryetari të FFK-së z. Fadil Vokrri dhe në emër të KE nënkryetari Ademi u dëshiroi mirëseardhje duke thënë se FFSHGJ-ja dhe klubet në diasporë gjithmonë kanë qenë përkrahëse të futbollit të Kosovës sikur që edhe FFK-ja, ka qenë dhe do të mbetet e përkushtuar që t’i ndihmojë ata në çdo aspekt. Tutje z. Ademi i njoftoi mysafirët për rrjedhat e futbollit , për sukseset dhe vështirësitë që ka futbolli i Kosovës. Nënkryetari Ademi i njohu të pranishmit për angazhimet që FFK-ja po bën në përmirësimin e kushteve, infrastrukturës, në edukimin dhe ngritjen profesionale të zyrtarëve të FFK-së, trajnerëve dhe gjyqtarëve.  Në bashkërenditje me MKRS-në dhe faktorët tjerë FFK-ja është në rrugë të mirë që të përmirësojë infrastrukturën e futbollit me ndërtimin e një stadiumi kombëtar, sikur edhe një qendre stërvitore për ekipet përfaqësuese në Kastriot, natyrisht kjo e fundit me ndihmën e UEFA-s. FFK-ja ka ndihmuar klubet e futbollit përmes projekteve të ndryshme për t’u lehtësuar funksionalitetin. Në emër të ekspeditës nga Gjermani është falënderuar nënkryetari i SC”Drita- Kosova” Konwerstheim Enver Muzliukaj, cili tha se falënderojmë FFK-në dhe institucionet e shtetit për pritjen që na kanë bërë. Ne vazhdimisht i ndjekim zhvillimet në Kosovë veçmas në futboll dhe jetojmë me të arriturat në Kosovës, ka theksuar ai.
f-8 f-1 f-7 f-6 f-5 f-4 f-3 f-2