2 prill, 2022 – Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Fidan Aliti ka shënuar gol në fanellën e Zurichut në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit spanjoll. Pas golit të shënuar për Kosovën në miqësoren ndaj Burkina Fasos, Aliti e ka gjetur rrugën e golit edhe në klubin zviceran në përballjen me Grasshoppersin. Madje, goli i tij e ka ndihmuar Zurichun t’i shmanget humbjes, pasi mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Giotto Morandi në minutën e 50-të. Megjithatë, futbollisti dardan realizoi golin e barazimit në minutën e 82-të, duke ia siguruar një pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit. Zurich mban pozitën e parë me 63 pikë.