Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 24-t në Raiffeisen Superligë. Skuadra kampione në fuqi, Kosova e Vushtrsisë ka shënuar fitore në duel me Drenicën, me rezultat 2:0. Golat për vushtrriasit i shënuan Milot Rashica në minutën e 27-të dhe Lorik Maxhuni, në minutën e 38-të. Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar Besa në garën për titull, duke e mposhtur Dritën, në Gjilan, me rezultat 1:0. Golin e vetëm të kësaj sfide e realizoi Dukagjin Gashi, në minutën e 14-të. Ndërkaq, ndeshja ndërmjet Trepçës dhe Trepçës’89 është ndërprerë, pasi futbollistët e Trepçës e sulmuan gjyqtarin e takimit në minutën e 70-të.