feronikeli-ferizaj1Fushë Kosova ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme kundër Besës së Pejës në garën për mbijetesë në elitë. Fushë Kosova dhe Besa e Pejës janë përballur të shtunën në Fushë Kosovë, në kuadër të xhiros së 24-t të Raiffeisen Superligës. Skuadra nikoqire mundi ekipin pejanë me rezultat 2-1, me dygolëshin që e shënoi Genc Sermaxhaj në minutën e shtatë dhe 89-të.
Futbollistët e Fushë Kosovës me ambicie të qarta për fitore e nisën duelin kundër Besës, duke e kërkuar gjatë gjithë lojës fitoren. Golin e parë dhe të epërsisë për Fushë Kosovën e shënoi Sermaxhaj në minutën shtatë. Pejanët pjesën e dytë të lojës e nisen me mirë duke marr iniciative në terren dhe në minutën e 70-të përmes Diar Miftarja nga penalltia barazuan shifrat në 1-1.
Pas golit të barazimit, nikoqirët më të gjitha forcat e kërkuan golin e fitores të cilën e arritën në minutën e 89-të nga pika e bardhë përmes Sermaxhajt, i cili ia siguroi pikët e plota Fushë Kosovës, skuadër kjo që më këtë trepikësh rrite gjasat në garën e “nxehtë” për luftën për ekzistencë.
Fushë Kosova më këtë fitore arrin në kuotën e 23 pikë, kurse pejanët kanë gjithsej 33 pikë.
Trepça nuk ka mundur të marrë më shumë së nja barazim pa gola kundër Drenicës, në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari”. “Xehetarët” që gjendën në mesin e ekipeve të rrezikuar nuk ia dolën që të mposhti drenicasit, këta të fundit ia dolën që nga ky udhëtim ta arkëtojë një pikë. Trepça mbetet në pozitën e 11-të me 26 pikë, kurse Drenica zë vendin e katërtë më 36 pikë.
Ndërkohë, edhe Feronikeli dhe Ferizaj kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1. Në një ndeshje mesatare, ishin nikoqirët që më autogolin e Dardan Qerkinit kaluan në epërsi prej 1-0, kurse në minutën e 14-të, mysafirët me anë të Gazim Rusit barazuan rezultatin në 1-1. Feronikeli zë vendin e dhjetë më 27 pikë, kurse Ferizaj ka “blinduar” vendin e dytë më 39 pikë.
Raiffeisen Superliga
Fushë Kosova-Besa 2-1
Feronikeli-Ferizaj 1-1
Trepça-Drenica 0-0
Nesër takohen:
Trepça ‘89-Prishtina
Të hënën takohen:
Hajvalia-Llamkos Kosova
Liga e PARË, Java e 21-të:
Istogu-Ballkani 1-0
Llapi-Vëllaznimi 2-1
KEK-u-Flamurtari 4-2
Ulpiana-Kosova (P) 4-0
2 Korriku-Lepenci 3-0
R.Sadiku-Dukagjini 0-0
Deçani-Liria 0-2
E DIEL, 13.04.2014 nga ora 15.00
Gjilani-Rilindja
Liga e DYTE Grupi – A – Java e 18-të:
E SHTUNE, 12.04.2014 ne ora 15.00
Artakolli – Rahoveci 0-1
Luftetari- Liria M 5-0
E DIEL, 13.04.2014 ne ora 15.00
Behari – Vicianumi
18 Korriku – Besa
Lugu i Baranit – Drini
Rilindja Kos. – Minatori
Opoja pushon,
Liga e DYTE Grupi – B – Java e 18-të:
E DIEL, 12.04.2014 ne ora 15.00
Gallaksia – Vllaznia (P)
Kaolini – Kastrioti
Vitia – Beselidhja
Tefik Çanga – Ardhmenia
Vjosa – Rinia
Studenti – Bashkimi
Kamenica pushon,
SUPERLIGA- JUNIORET, Java 20-të:
E SHTUNË, 12.04.2014 nga ora 11.00
Besa – Vëllaznimi 2-0
Gjilani – Prishtina 2-1
Drita – 2 Korriku 4-2
E DIEL, 13.04.2014 në ora 11.00
Drenica – Feronikeli
Llapi – Trepça 89
Flamurtari – Fushe Kosova
Ramiz Sadiku – Kosova (V)
Liga e PARË, Java e 13-të:
E DIEL, 12.04.2014 nga ora 11,00
Liria- Hajvalia
Prizrenspor – Bardhi
KEK-u – Ferizaj
Trepça, Gjakova dhe Lepenci pushojne,