29 tetor, 2017 – Sot janë zhvilluar katër ndeshje në kuadër të javës së 13-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll. Llapi ka shënuar fitoren e tetë në këtë edicion, duke u rikthyer sërish në pozitën e parë në renditje, të cilën për 24 orë ia kishte rrëmbyer Prishtina. Kësaj radhe llapjanët e kanë mposhtur Vllazninë e Pozheranit, me rezultat bindës 4:1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Festim Alidemës (12’), të cilën e ruajtën deri në minutën e 72-të kur Llapi filloi ta arsyetojë epitetin e liderit. Mentor Zhdrella shënoi dy gola (72’, 81’) për ta përmbysur rezultatin, derisa Mirlind Daku (87’) dhe Valon Zeqiri (90’+2’) u përkujdesën që fitorja të jetë bindëse. Fitore para tifozëve të vet realizuan edhe Trepça’89 dhe Drita. Mitrovicasit në ‘Riza Lushta’ e mposhtën Lirinë, me rezultat 2:0, me golat e shënuar nga Shpëtim Idrizi nga penalltia (53’) dhe Florent Hasani (90+3’), derisa Drita ishte më e mirë se Besa, duke e mposhtur 2:0. Golat për gjilanasit i shënuan Kastriot Rexha (68’) dhe Xhevdet Shabani (82’). Ndërkohë, ndërsa ndërmjet Vëllaznimit dhe Drenicës u mbyll pa fitues, me rezultat 1:1. Për Vëllaznimin realizoi Semir Zeneli (42’), kurse për Drenicën golin e shënoi Visar Berisha (89’).Nesër luhet ndeshja e fundit e javës së 13-të ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit.
Rezultatet
Vala Superliga
Prishtina – Flamurtari 3:1
Llapi – Vllaznia 4:1
Trepça’89 – Liria 2:0
Drita – Besa 2:0
Vëllaznimi – Drenica 1:1
Feronikeli – Gjilani, nesër
Liga e Parë
2 Korriku – Ballkani 0:1
Fushë Kosova – Ramiz Sadiku 1:0
Onix – Bashkimi 1:0
Ferizaj – Rahoveci 3:2
Dukagjini – Kosova (P) 4:2
Vushtrria – Hajvalia 3:0
Vitia – KEK-u 0:0
Trepça – Kika, nesër
Liga e Dytë – Grupi A – Java 11
Opoja – Deçani,
Lugu i Baranit – Rilindja e Kosovës 2:4
Ratkoci – Dushkaja 0:2
Dardanët – Behari 0:0
Ujvara e Malishevës – Besa, e hënë, 14:00, Drenas
Gryka – Përparimi 1:0
Dardania – Istogu, e hënë, 13:00, Brestovik
Dukagjini – Dejni 2:0
Luftëtari – Leshani, nuk u zhvillua
Liga e Dytë – Grupi B – Java 11
Arbëria – Bashkimi (Gj) 3:0
Sharri – Rinia 1:3
Ulpiana – Minatori 3:3
Vjosa – Drenoci 4:1
Tefik Çanga – Vëllazëria 1:0
Dardana – Kastrioti nuk u zhvillua
Lepenci – Xërxa 1:1
Galaksia – Çeliku, e hënë, 13:00, Gjilan
Juniorët – Superliga – Java e 11
Liria – Gjakova, e hënë, 13:00, Prizren
Besa – 2 Korriku 0:1
KEK-u – Ramiz Sadiku 1:1
Flamurtari – Trepça’89 2:1
Vushtrria – Prishtina 4:0
Llapi – Vëllaznimi, e hënë, 11:00, Podujevë
Feronikeli – Gjilani 0:6
Drita – Fushë Kosova, e hënë, 11:00, Gjilan