Skuadra e Fushë Kosovës e ka befasuar Trepçën, në kuadër të javës së 31-të, duke e mposhtur në stadiumin “Riza Lushta”, me rezultat 3:2. Mysafirët krijuan fillimisht epërsi prej dy golave nëpërmjet Suad Saliagiqit (8’) dhe Fitim Krasniqit (61’). Por, mitrovicasit arritën të barazojnë shifrat me golat e Gëzim Sylës (70’) dhe Afrim Mziut (80’). Megjithatë, në periudhën kur “xehetarët” u vërsulën me të gjitha forcat për të shënuar edhe golin e fitores u ndëshkuan. Ishte Pleurat Hajdini, i cili shënoi golin e fitores për Fushë Kosovën, duke ia vështirësuar dukshëm gjasat Trepçës për t’iu shmangur pozitës së barazhit.
Raiffeisen SUPERLIGA, Java e 31:
Treça-Fushë Kosova 2-3,
LIGA E PARË, Java e 28:
Dukagjini-Vëllaznimi 2-1,
Istogu-Deçani 5-2,
KEK-u-LLapi 0-2,
Ballkani-Ulpiana 1-0,
Kosova (p)-2.Korriku 0-1,
Flamurtari-Liria 0-2,
R.Sadiku-Gjilani 1-0.
Lepenci-Rilindja, nuk u zhvillua.