11 nëntor, 2018 – Një ditë para ndeshjes së dytë kundër Ukrainës, e cila do të zhvillohet nesër në orën 17.00, Kombëtarja A e Kosovës ka mbajtur seancën stërvitore, ndërsa në deklaratat e tyre futbollistet janë treguar të matura por me një dozë optimizmi. Vajzat e Kombëtares A, punuan mjaft shumë këto dy ditë për të mënjanuar gabimet dhe lëshimet që kanë pasur nga ndeshja e parë. Shtabi teknik është përqendruar dhe vëmendjen e ka fokusuar të mbrojta dhe të sulmi inertë që kishte në ndeshjen e parë si dhe mesfusha jo e kordinuar si duhet, ndaj të gjitha këto e kanë shtyrë kërkesën te futbollistet që të luajnë më gjallë dhe me shpirt luftarak. Gjendja shëndetësore e futbollisteve sipas fjalëve të mjekut të ekipit kombëtar dr. Enver Hoxha është kënaqshme dhe stabile. Atmosfera në grup është e mirë.

Deklaruan pas stërvitjes:
Afërditë Fazlija, përzgjedhëse

Gjatë këtyre ditëve pas analizës së lojës jemi përpjekur që t’i mënjanojmë dobësitë dhe lëshimet që i kemi pasur. Do të luajmë pak më të tërhequra sepse i pamë cilësitë edhe tonat edhe të kundërshtarit. Nesër besoj se nesër do ta kemi një paraqitje më ndryshe dhe do t’u japim rastin edhe futbollisteve tjera. Ukraina mbetet skuadër cilësore dhe për respekt.

Fjollë Shala, futbolliste

Ne e pamë çfarë cilësie ka Ukraina, ndaj nesër do të jemi më të kujdesshme, por në karakterin tim nuk është stili që të dorëzohemi përpara. Do të angazhohemi maksimalisht për të nxjerrë më të mirën të mundshme.

Besarta Leci , futbolliste
Edhe pese mendoj se Ukraina ishte më e mirë secili ekip i ka dobësitë e veta, prandaj ne duhet të gjejmë formulën se si t’i kundërvihemi dhe të arrijmë rezultat pozitiv. Besoj në angazhimin e të gjitha bashkëlojtareve të mia.